Të martën, në Çabiq të Klinës, në oborrin e Kullës monumentale të Komandantit është hapur Festivali Folklorik “I Këndojmë Lirisë”. Në hapje ishin të pranishëm, përfaqësues institucionesh nga niveli qendror dhe lokal, bashkëluftëtarë të Mujë Krasniqit, artdashës etj, njofton kumtesa, transmeton Koha.net.
Kryetari i Komunës, Sokol Bashota, pasi përshëndeti të pranishmit tha: “Në këto festivale janë sjellë këngëtarët dhe shoqëritë kulturo-artistike nga të gjitha trevat tona kombëtare dhe kanë prezantuar artin e trevave prej nga vinë. Ky Festivali lartëson vlerën e lirisë, të luftës, dhe të artit tonë kombëtar, që na lanë amanet të parët tanë, si mësimin dhe kujtimin më të mirë për t’u edukuar në frymën e traditës dhe të flijimit për gjerat më të shenjta dhe më të shtrenjta, siç janë atdheu dhe liria. Klina arriti që më këtë Festival të krijojë një vepër dhe një ngjarje të rëndësishme kulturore të përmasave kombëtare“, tha kryetari. Ai po ashtu, u shpreh se Komandant Mujë Krasniqi, kishte virtyte të rralla të luftëtarit të lirisë, por ishte edhe rapsod i shquar i folklorit tonë burimor“.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë emër të fshatit Çabiq të pranishmit i përshëndeti përfaqësuesi i fshatit, Zekë Gashi, i cili tha se në saje të luftës të Komandant Mujë Krasniqit, Çabiqi u bë vatër lirie dhe fole për strehimin e shumë bashkëluftëtarëve.
Në hapjen tradicionale të Festivalit Folklorik, ansambli i këngëve dhe valleve “Ardhmëria “ nga Gjakova dhe SHKA “Bashkimi” nga Drenasi, të cilët me prezantimin e tyre e bënë edhe më madhështore këtë eveniment.