Entuziazmi për rritje të buxhetit për filmin – që vitin e kaluar e shoqëroi kthesën historike me nominimin e parë nga “Oscars”- nuk ka zgjatur shumë.
Mbi 230 mijë euro më pak ka në dispozicion Qendra Kinematografike e Kosovës. Kësisoj buxheti për t’i përkrahur projektet filmike të konkursit për sivjet është për mbi 130 mijë euro më i vogël. Shtatë prej emrave të fituesve në tri kategori u bënë publik të hënën, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë kategorinë e filmit të metrazhit të gjatë - artistik janë përkrahur tri projekte, në kategorinë e filmit të metrazhit të gjatë artistik - debutues një dhe në kategorinë e metrazhit të gjatë artistik – koproduksion minor do të subvencionohen tri projekte filmike.
Këta shtatë filma, bashkë edhe me njëmbëdhjetë të tjerë të tri kategorive – filma të shkurtër, dokumentarë e zhvillim skenari – do të financohen me buxhet rreth 650 mijë eurosh nga 770 mijë euro sa ka në dispozicion QKK-ja. Ministria e Kulturës, e Rinisë dhe e Sportit nuk ka ndarë buxhet shtesë për filmin siç qe paralajmëruar. Vitin e kaluar buxheti i QKK-së kishte arritur në 1 milion euro dhe për financim të projekteve ishin mbi 800 mijë euro.
Ky ka qenë buxheti më i madh që shteti ka ndarë për filmin pas luftës. Menjëherë pasi filmi i shkurtër “Shok” në janar të vitit të kaluar qe nominuar për çmimin “Oscar”, QKK-ja bashkë me Ministrinë e Kulturës kishin kërkuar rritje të buxhetit për përkrahjen e prodhimit të filmave.
Nga fondi rezervë më 29 janar të vitit që shkoi Qeveria e Kosovës kishte ndarë 70 mijë euro për promovimin e filmit “Shok”. Nga i njëjti fond ishin ndarë edhe 250 mijë euro shtesë për QKK-në... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.