Në librin “Anatomy of Terror” (Anatomia e terrorit), ish-agjenti special i FBI-së, Ali Soufan i krahason organizatën “Al Qaeda” dhe “Shtetin Islamik” me Hidran nga mitologjia greke: preni një apo dy koka sa më shpejt.
Ai shkruan se më tepër se një dekadë e gjysmë pas ngjarjeve të 11 shtatorit, dhe gati gjysmë dekade pas vrasjes së Osama bin Ladenit, se “kanceri i binladenizmit ka metastazuar nëpërmjet Lindjes së Mesme e Afrikës Veriore dhe përtej, duke bartur viruse edhe më helmues”, shkruan “New York Times”, transmeton “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi vazhdon që “derisa në ngjarjet e 11 shtatorit, ‘Al Qaeda’ kishte rreth 400 anëtarë, sot ka mijëra e mijëra”. Dhe ai thekson që djali mbi 20-vjeçar i Bin Ladenit, Hamza - i cili “ishte rritur me dëshirë të zjarrtë për xhihadin dhe përcaktimin për ta ndjekur atë” sipas hapave të të atit - është “përgatitur për lidership” me disa nga lejtënantët më të besueshëm të të atit.
Ndërkohë, “Shteti Islamik” ka sjellë vrasje masive në Irak e Siri, dhe ka kryer apo inspiruar sulme në më shumë se dhjetëra shtete: grupi ka marrë përgjegjësinë edhe për sulmin e javës së kaluar në Manchester të Anglisë.
Sikur që kishte bërë në librin e tij bestseller të vitit 2011, “The Black Banners”, Soufan edhe këtu shkruan me njohuri e autoritet të lartë. Ai ishte hetuesi kryesor i bombardimeve të shkatërruesit amerikan Cole dhe mbikëqyrës i veprimeve kundërterrorizmit, sikurse edhe hetues i ngjarjeve që lidhen me 11 shtatorin.
Ai ishte i dobishëm në identifikimin e rrëmbyesve të 11 shtatorit dhe Khalid Shaikh Mohammedit si arkitekt i këtyre sulmeve, sikurse edhe nxori informacione fort të dobishme jo duke torturuar ose “përdorur teknika të zgjeruara të marrjes në pyetje”, por duke ndërtuar një raport me subjektet e tij, duke i mësuar ata mbi interpretimin e Kuranit dhe duke shfrytëzuar metoda të dala jashtë mode të logjikës e psikologjisë... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.