Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Objekti njëshekullor në shërbim të shëndetësisë

Tash është vendi ku kryejnë detyrat stafi politik e ai administrativ i shëndetësisë, i Republikës së Kosovës. “Vlojnë” studiues të mjekësisë, të të gjitha degëve e niveleve që shkojnë për të kryer ndonjë punë aty.

“Ju që jeni për certifikatë, prisni pak ju lutem se ka shumë njerëz brenda”, thotë njëri nga punonjësit që garanton rendin në hyrje të objektit. Doktor e doktoreshë janë fjalët më të shpeshta që dëgjohen, ani pse tash nuk është më spital, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por një kohë të gjatë, ndërtesa që ndodhet në fillim të lagjes “Arbëria” (ish-Dragodani) ka qenë spital. Kanë kërkuar shërim të prekurit nga sëmundjet e mushkërive.

Mbi të gjitha, objekti i shekullit XX, tash ka marrë mbrojtje shtetërore, për hir të vlerave arkitektonike që i përfaqëson. Është monument kulture. Ata që sot janë “zot shtëpie” thonë që kujdesen për të. Është objekt i modernizmit, me detaje të neoklasikes.

Dispanseri antituberkuloz me 100 shtretër

Kur e përshkruan mbrojtjen dhe sigurimin shëndetësor, monografia për Prishtinën e botuar në vitin 1959, flet në detaje për të arriturat e kohës në këtë fushë jetike.

Kjo kaptinë e librit “Prishtina”, botim i Këshillit Popullor të Komunës së Prishtinës – e shkruar para Kongresit të Shqipes të vitit 1972 që e standardizoi gjuhën – nis me faktin se deri në Luftën e Dytë Botërore në Prishtinë dhe në rrethinat e saj, si ente shëndetësore ishin vetëm Spitali i përgjithshëm me shtretër për të sëmurët dhe një poliklinikë... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.