Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Arkivi filmik i AQSH-së do të dixhitalizohet

Tiranë, 2 qershor - Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave nënshkroi të premten një marrëveshje me Arkivin Qendror të Filmit për Dixhitalizimin e të gjitha materialeve në format filmi, që gjenden në Arkivin Qendror të Shtetit, një pjesë e tyre nuk janë parë kurrë.

Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave, Ardit Bido tha se “kjo është një marrëveshje shumë e rëndësishme. Nëse kjo marrëveshje nuk do të ishte nënshkruar sot ne do të kishim humbur një pjesë të historisë për shkak të degradimit që ato kanë pësuar. Për këtë arsye falënderoj në mënyrë të veçantë drejtoreshën e Arkivit Qëndror të Filmit Elvira Diamanti, e cila iu përgjigj në mënyrë të menjëhershme kërkesës tonë për të dixhitalizuar”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Drejtoresha e Arlkivit Qëndor të Filmit, Elvira Diamanti, u bëri apel të gjitha institucioneve shtetërore që kanë në arkivat e tyre materiale filmike t’i dixhitalizojnë pranë institucionit të vetëm që ka mundësi, që është AQSHF.

“Filmi kërkon kushtet e tij specifike për tu ruajtur. Falenderoj në mënyrë të veçantë Drejtorin e Përgjithshëm të Arkivave Ardit Bido, i cili u përgjigj në mënyrë të menjëhershme shqetësimit tonë për t’u ruajtur ky material”, tha Diamandi.

Dixhitalizimi do të përfshijë 118 bobina filmike, pjesa më e madhe e të cilave vijnë nga ish Arkivi i PPSH-së. Procesi i dixhitalizimit pritet të zgjasë për gjashtë muaj.