Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Serbia s’ia lejon ish-presidentes Jahjaga pjesëmarrjen në “Mirëdita...”

Beograd, 2 qershor - Debati për atë se si bashkëpunimet kulturore e tejkalojnë politikën, “repriza” e protestës me thirrje antishqiptare, dhe në fund, lajmi për anulimin e ardhjes së ish-presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, në Beograd e kanë karakterizuar ditën e dytë të festivalit “Mirëdita, dobar dan!”, shkruan sot Koha Ditore.

“Shteti serb nuk po e lejon Atifete Jahjagën të vijë në Beograd për promovimin e librit ‘Unë dua të dëgjohem’ - libër kujtimi me rrëfimet e grave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë”, kanë njoftuar organizatorët të enjten vonë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Jahjaga ishte paralajmëruar të merrte pjesë në përurimin e këtij libri që pritet të bëhet sot (e premte) në ditën e tretë të “Mirëdita, dobar dan”.

Ende pa nisur festivali, disa media në Serbi e kishin cilësuar ardhjen e Jahjagës si “provokim të radhës të shqiptarëve”. “Informer” e kishte plasuar me titullin në ballinë “Provokim i ri i shqiptarëve: Jahjaga përdhunon Serbinë në mes të Beogradit!” Në hapjen zyrtare të festivalit, organizata djathtiste serbe, “Zavetnici”, në protestën e organizuar para “Qendrës Rinore” ku është mbajtur ceremonia, ndër të tjera, u kishte kërkuar institucioneve të Serbisë që të mos ia lejojnë Jahjagës pjesëmarrjen. Ka dalë që i janë bindur.

Me të njëjtën gjuhë nacionaliste, protesta për shkak të “Miredita...” është rikthyer edhe të enjten pasdite (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.