Meriton Ferizi ka lindur në Gjakovë në vitin 1980. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje.
Ka kryer studimet në Degën e Pedagogjisë së Përgjithshme Muzikore në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës, pastaj edhe 4 vite të tjera në instrumental me instrumentin frymor fagot dhe dy vite master për po këtë instrument, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKa punuar si mësimdhënës i lëndës solfexho dhe fagot në Ferizaj, Prishtinë dhe Gjakovë. Anëtar i formacioneve (ansambleve) muzikore si “Okteti Plus”, “Latino Band”, “Trio Sonore”.
Është fagotist në Filarmoninë e Kosovës, profesor në Fakultetin e Arteve në universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë, drejtor i Kulturës, i Rinisë dhe i Sportit në Gjakovë.
Ferizi është personazhi i kësaj jave që rrëfehet në rubrikën e përjavshme “7 Shkronjat” në “E diela e Koha Ditore”.
Muzika. Po filloj me artin e muzikës pasi që është profesioni im i përzgjedhur jetësor. Për ndikimet (ndërlidhjet) pozitive që i sjell te njeriu, mendoj që muzika hyn në artin unik që ndërlidhet me të gjitha artet e tjera dhe me çdo gjë që na rrethon.
Muzika ka ndikim qysh te fëmija në barkun e nënës, në lindje, vdekje, gëzime e hidhërime, luftëra, festa të ndryshme, në moralin, personalitetin, karakterin dhe formësimin e njeriut... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.