Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Jeta e Erdoganit shndërrohet në film, transmetohet para referendumit

Një film biografik, i shumëpritur prej kohësh për presidentin Recep Tayyip Erdogan, pritet të shfaqet në kinematë e Turqisë, disa javë përpara një referendumi kushtetues për të zgjeruar kompetencat e kreut të shtetit.

I titulluar “Reis” (“Kreu”), filmi, vepra e parë në kinematografi kushtuar jetës së Erdoganit, tregon rrugëtimin e tij nga fëmijëria, në lagjen e famshme “Kasimpasa” në brigjet e Bririt të Artë, në Stamboll, me mandatin e tij si kryebashkiak i kryeqytetit nga 1994 deri në 1998, shkruan ATSH.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Premiera e filmit parashikohet më 3 mars, ose jashtë javë përpara referendumit të 16 prillit, për një reformë kushtetuese mjaft të diskutueshme që synon zgjerimin e kompetencave të presidentit turk, me forcim të konsiderueshme të autoritetit të Erdoganit.

Presidenti turk dhe bashkëshortja e tij, Emine Erdogan do të interpretohen në film nga aktorët Reha Beyoglu dhe Ozlem Balci, ndërsa Erdogan në moshën e fëmijërisë do të interpretohet nga Batuhan Isik Gurel.