Organizata djathtiste serbe “Zavjetnici”, të hënën ka protestuar pak orë para hapjes zyrtare të festivalit “Mirëdita, Dobar Dan”, raporton Koha Ditore .
Përpara Qendrës Rinore në Beograd, kjo organizatë u ka bërë thirrje institucioneve shtetërore që ta ndërpresin këtë festival, i cili sipas tyre “promovon terroristët dhe të ashtuquajtuarin shtet të Kosovës”. E njohur orientimin pro rus, “Zavjetnici” nëpër disa pano, ka varur fotografitë e ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në mesin e të cilëve edhe portretet e presidentit të tanishëm të Kosovës, Hashim Thaçit, kandidatit për kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinajt e ish-shefit të shtabit të UÇK-së dhe ish-kryeministrit Agim Çeku.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuojanë edhe shkrime që kanë të bëjnë me masakrat që kjo organizatë pretendon se UÇK-ja i ka bërë kundër popullatës serbe. Përfaqësuesja e kësaj organizate, ka thënë se ish-presiodentja e Kosovës, Atifete Jahjaga do të jetë pjesëmarrëse në këtë festival, jo për një ngjarje kulturore por për të folur për krimet e ushtarëve serbë ndaj shqiptarëve.
Hapja e edicionit të 4-të të “Mirëdita, Dobar Dan” pritet të bëhet në orën 19:00, përderisa përreth Qendrës Rinore në Beograd vërehen forcat policore, raporton gazetarja e “Kohës Ditore”, Sihana Klisurica.
{gallery}