Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Smells like woman” me rrëfime intime që thyejnë tabu

Fotografitë kanë qenë të padukshme. Janë pozicionuar në atë formë që pa i hapur të mos shihen. Kur të pranishmit kanë nisur t’i shpalosin fotografitë e varura në hollin e teatrit “Oda” në Prishtinë, organizatorët e festivalit “FemArt” kanë sqaruar se ekspozita do të hapet pas performancës “Smells like woman” (Vjen erë gruaje).

Të pranishmit janë ulur në ulëset e teatrit, përderisa përballë tyre në skenë ka dominuar një lloj dere. Prej aty, kanë nisur të dalin personazhe e rrëfime të grave. Secili rrëfim është paralajmëruar, shkruan sot “Koha Ditore”. I pari ishte monologu “The woman who loved to make vaginas happy” që është një prej monologëve të “The vagina monologues”, vepër e Eve Ensler.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Margarita Ukaj në rolin e një punëtoreje seksi ka rrëfyer për jetën e saj dhe për misionin që kishte: t’i kënaqë gratë. Ajo ka emituar shprehitë seksuale të anëtarëve të shumë nacionaliteteve. E njëjta është futur në personazhin e monologut “My angry vagina” ku përjetimet shndërrohen në protestë.

“My vagina was my village” dhe “I was here in the room”, po ashtu janë interpretuar nga Ukaj e Rita Thaçi. Pas performancave është hapur ekspozita ku janë paraqitur fotografi të shumë femrave të cilat kanë probleme estetike me lëkurën e tyre.

Pos punëtorive, paneleve të diskutimit e filmave që janë shfaqur në Prishtinë, në ditën e pestë të festivalit në Mitrovicën Veriore është hapur ekspozita personale “Unë jam vajzë nga fshati” e artistes Milana Bulatoviq dhe është mbajtur punëtoria “Trupi im, vendi im” nga Milica Gjorgjeviq... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.