Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë nuk u mbush si shumë herë kur publiku qëndron edhe në këmbë për të ndjekur koncertet e Filarmonisë së Kosovës, por kjo nuk do të thotë se programi e mysafirët e mbrëmjes nuk ishin në nivel.
Orkestra nën dirigjimin e dirigjentit spanjoll Fernando Briones, të dielën mbrëma e hapi koncertin me veprën premierë të kompozitorit të ri kosovar Ardian Halimi, i cili jeton në Gjermani, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Muzikë për 14 muzikantë”, është vepër të cilën Halimi ia kushtoi Igor Stavinksyt dhe është e shkruar për ansambël kamertal. E tillë erdhi edhe në Prishtinë. Pas kësaj vepre, orkestrës iu bashkua kornisti çek Přemysl Vojta si solist, për të sjellë dy koncerte për korne të kompozuara nga Haydn.
Me koncertin e Filarmonisë së Kosovës është përmbyllur edicioni i 16-të i festivalit ndërkombëtar të Prishtinës, “ReMusica”. Vojta u bë pjesë e këtij festivali me dy koncerte. Të shtunën ai u ngjit në skenë bashkë me pianisten Merita Rexha-Tërshana, për të sjellë një program krejt ndryshe, nga ai i së dielës me orkestër.
ReMusica” këtë vit solli gjashtë mbrëmje muzikore me nga dy aktivitete brenda ditës. Përveç koncerteve të rregullta, pati edhe tribunën muzikologjike dhe gjithashtu programet e tjera për fëmijë e punëtori... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.