Intelektuale me orientim perëndimor e femra e parë shqiptare që botoi një libër në gjuhën amtare në Shqipëri.
Pos këtyre edhe shumë epitete të tjera i janë dhënë Musine Kokalarit në konferencën me të cilën është shënuar 100-vjetori i lindjes së saj, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë premten në Institutin Albanologjik të Prishtinës, në kuadër të konferencës “Musine Kokalari në 100-vjetorin e lindjes”, studiuesit e ata që e kanë njohur nga afër, e kanë cilësuar shkrimtaren e persekutuar nga regjimi komunist në Shqipëri si zë të demokracisë e letërsisë së kohës së Luftës së Dytë Botërore. E lindur në Turqi, Kokalari ishte e bija e një juristi.
Në moshën 4-vjeçare familja do t’i kthehej në Shqipëri, përkatësisht në Gjirokastër. I ati punonte si avokat e dy vëllezërit e saj ishin profesorë në Liceun e qytetit. Në vitet ‘30 familja ishte zhvendosur në Tiranë. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)