Bendi “My Baby”, mëton ta marrë audiencën në një udhëtim muzikor shaman. Përpiqet që të zhvillojë një lloj muzike mitiko-poetike, përmes së cilës dëgjuesi të jetë i lirë të zbulojë një botë të brendshme shpirtërore e me këtë të ngjallen ritmet parahistorike, duke i gërshetuar me tinguj modernë.
Bateristi, Joost van Dyck, i cili ndryshe njihet me nofkën “Sheik” dhe kitaristi, Daniel Johnston si “Da Freez”, bashkë me lokalisten, Cato van Dyck, janë treshja e “My Baby”, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMuzika e tyre, njësoj sikurse pamja skenike, sjellin një frymë të re muzikore, e cila në vete ngërthen disa zhanre. Trioja shamane “My Baby” - bendi psikodelik me tingull të zymtë të bluesit me injektim të fankut - mëtojnë që ta shpërndajnë magjinë e tyre gjithandej.
Nuk mungon as misteri. Prej vitit 2012, kur duoja holandeze, Cato dhe Joost, bashkë me kitaristin nga Zelanda e Re, Johnston, formuan bendin ritmet fisnore janë bërë pjesë e muzikës së tyre.
Paraqitja skenike ka edhe teatralen. Diskografia e tyre tani numëron albumin e tretë. “Prehistoric Rhythm” është albumi i lansuar sivjet, e të cilin javën e kaluar ky bend e prezantoi edhe në Prishtinë.
Me këtë album bendi mëton që të kanalizojë ritmet hipnoktike primitive, me vokal plot shpirt dhe riffa psikodelik, duke ia shtuar edhe bluesin dhe funkun. Në një intervistë për gazetën, tre anëtarët e bendit sollën rrëfimin për krijimin e bendit të tyre dhe muzikën që ata bëjnë... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.