Tregimin e parë Pashku e botoi në vjeshtë të vitit 1955, në revistën letrare “Jeta e re”, (nr. 5), atëherë kur në këtë revistë po botonin emra autorësh të njohur, si: Tajar Hatipi, Latif Berisha, Ramiz Kelmendi, Mehmet Ali Hoxha, Rexhai Surroi, Mark Krasniqi, Adem Demaçi, Adem Gajtani, Fahredin Gunga etj., të gjithë në rubrikën e parë të prozës, ndërsa në rubrikën “Përpjekje letrare”, e cila ishte e rezervuar për të rinj i është botuar tregimi “Në gjiri”, tregim me katër paragrafë, shkruan sot Koha Ditore.
Pa dalë jashtë këtij numri të revistës, ajo që e karakterizon këtë tregim të Pashkut fillestar në letra dhe nismëtar në frymën e rrëfimit, në raport me autorët tashmë që kishin bërë emër është që kjo nuk doli të jetë vetëm një përpjekje, por një vox, jehu i të cilit për pak kohë do të merrte dhenë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo(Shkirmin më të gjerë lexojeni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.