Ftesa nga Prishtina ia kujtoi luftën e fundit në Kosovë. Mendja nuk i kishte shkuar për shtetin më të ri evropian qysh prej sulmeve ajrore për 78 ditë, të prira prej bombarduesve amerikanë në pranverën e vitit 1999. Me dy mendje po e lexonte ftesën para se të vendoste nëse do ta priste biletën për ta kaluar Oqeanin Atlantik për t’ua lexuar poemat shqiptarëve në Prishtinë e serbëve në Mitrovicën Veriore, shkruan sot Koha Ditore.
Megjithatë, fituesi i çmimit prestigjioz letrar “Pulitzer” për poezi, më 2015, amerikani Gregory Pardlo, u ktheu përgjigje pozitive organizatorëve të edicionit të shtatë të festivalit ndërkombëtar të letërsisë në Prishtinë, “Polip”, në fillim të majit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoStephen Burt, profesor dhe kritik poezie në Universitetin e Harvardit, i ka vlerësuar vargjet e Pardlos pas ndarjes së çmimit si “të mprehta, në njëfarë forme moderniste”. Ka vlerësuar edhe figurat e fuqishme të penës së Pardlos.
(Shkrimin e gjerë lexojeni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.