Janë mbi 80 pavijone shtetërore në Bienalen e Venecias dhe që të biesh në sy duhet punë e veçanti brenda një Pavijoni.
Megjithatë, Pavijoni i Kosovës me në krye artistin e njohur Sislej Xhafa po e merr vëmendjen e tij, në Bienalen e cila u hap këtë muaj dhe deri në tetor do të jetë ngjarja pikante e artit në Evropë, transmeton KultPlus.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Lost and Found”, telefoni nga Ferizaj i cili nuk cingëron kurrë dhe simbolike e personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë vazhdon të komentohet e futet në radhën e Pavijoneve që duhet vizituar patjetër, për të gjithë ata që e vizitojnë Bienalen e Venecias.
Calvert Journal, një gazetë e njohur e artit që fokusohet më së shumti në zhvillimet e artit në Ballkan dhe në Rusi, ka komentuar punën e Xhafës duke përmendur edhe tellallin i cili ditëve të para të hapjes së Pavijonit ka shqiptuar emrat e të zhdukurve në disa kilometra ecje nëpër Venecia.
Gazeta italiane Repubblicca po ashtu i ka dhënë hapësirë Pavijonit të Kosovës, si Pavijon që duhet vizituar e ku vuajtja njerëzore është kryefjala.
Kooness ka sugjeruar në anën tjetër Pavijonet që duhet vizituar patjetër, e ku futet edhe puna artistike e Sislej Xhafës.
“Praktika konceptuale artistike e Sislej Xhafës fokusohet në refleksionin politik e shoqëror mbi çështjet universale të të drejtave të njeriut dhe lirisë” shkruan Kooness derisa pos Pavijonit të Kosovës i jep hapësirë edhe Pavijonit nga Argjentina, Indonezia, Gjeorgjia etj.
Bienalja e Venecias mirëpret vizitorët deri në tetor, kur edhe është e hapur, derisa mediet botërore kanë shkruar e po shkruajnë vazhdimisht mbi
Pavijonet e ndryshme, të gjendura në Arsenale dhe Giardini dhe në pjesë të ndryshme të qytetit të bukur të Venecias.
Xhafa padyshim është ndër artistët që veçohen këtë edicion, marrë parasysh përvojën e tij artistike dhe pjesëmarrjet e mëparshme në këtë organizim artistik.
{gallery}