Prizren, 26 maj - Një jazz-projekt, i nisur me synimin që thesaret e muzikës së Anadollit të prezantohen para botës, stacionin e parë ndërkombëtar e ka gjetur në Prizren. Këngët popullore turke të përpunuara me shumë kujdes nga muzikantët mjeshtër të jazzit nga Turqia kanë bërë që publiku i pranishëm në sallën e shtëpisë së kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren të emocionohet, të këndojë dhe të argëtohet.
Përcjellja e këtyre këngëve për publikun vendas ka qenë e lehtë, pasi në Prizren jeton pjesa dërmuese e komunitetit turk që ka lidhje të afërta kulturore me Turqinë. Mirëpo risia për ta ka qenë që për herë të parë këto këngë popullore i kanë dëgjuar të aranzhuara në zhanrin jazz. E një gjë të tillë e ka mundësuar grupi i mbledhur nën titullin “Authentic Anatolian Project”, i përbërë nga pesë jazz-muzikantë të dalluar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuoishim në një koncert të mrekullueshëm”, ka komentuar shkurt Tolga Kazaz, këngëtar nga Prizreni, teksa ka shprehur mirënjohjen për të gjithë ata që kanë mundësuar sjelljen e muzikantëve të “Authentic Anatolian Project” në këtë qytet.
Ngazëllim të ngjashëm kanë treguar edhe të tjerë në audiencë.
“Java...” u hap të martën mbrëma në Prishtinë me koncertin e jazz-këngëtares, Şenay Lambaoğlu, me kuintetin e saj 9gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.