Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Sonte nis festivali FemArt

Edicioni i pestë i festivalit më të madh feminist në Ballkan, FemArt do të fillojë gjatë mbrëmjes së sontme (25 maj) dhe do të zgjasë deri më 31 maj (7 ditë) në Prishtinë dhe në Mitrovicën e veriut, nën organizimin e Artpolisit – Qendrës për Art dhe Komunitet. Festivali i vetëm feminist në Kosovë dhe më i madhi në rajon, Femart edhe këtë vit do të ofrojë një javë të tërë me aktivitete të realizuara nga artiste dhe aktiviste nga Kosova, rajoni dhe mbarë bota.

Këtë vit pritet një agjendë e kombinuar me më shumë se 40 aktivitete artistike prej tyre shumë premiera, si: shfaqje teatrale, dans teatër, stand up, koncerte, ekspozita, slam poezi, panele diskutimesh, tribunë, punëtori dhe filma nga Kosova dhe më gjërë - të gjitha falas për publikun.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

FemArt - Festivali i artisteve dhe aktivisteve çdo vit angazhon mbi qindra artiste dhe aktiviste nga mbarë bota të cilat shfaqin punën e tyre kreative përmes: Shfaqjeve teatrale, filmit, film dokumentar, film të shkurtër, ekspozitave, performancave, koncerteve, ligjëratave, punëtorive, paneleve të diskutimeve dhe prezantime të ndryshme në formë të artit.