Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Shuhet në moshën 79-vjeçare violinisti Hysen Badivuku

Prishtinë, 25 maj - Dikur violinist i Orkestrës Popullore të Radiotelevizionit të Prishtinës, e pasluftës violinist dhe arkivist në Filarmoninë e Kosovës, Hysen Badivuku, kujtohet si njëri ndër kolegët më të mirë në rrethet ku ka punuar. Pasditen e së mërkurës, Badivukut i është dhënë lamtumira e fundit në varrezat e Prishtinës. Ai ishte 79 vjeç.

Në një ceremoni të thjeshtë së cilës nuk i ka paraprirë ndonjë takim përkujtimor, artisti që luante në violinën e dytë të Orkestrës Popullore të RTP-së, është kujtuar nga kolegët si njëri prej personaliteteve të shquara të muzikës kosovare. Badivuku qysh prej fillimit të viteve ‘60 e deri në fillim të viteve ’90, kur regjimi serb mbylli institucionet, ishte pjesë e Orkestrës Popullore të RTP-së. Për gati një dekadë pasluftës ishte angazhuar në Filarmoninë e Kosovës ku kishte rol të dyfishtë: violinist dhe mbajtës i arkivit, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për tri dekada ai ishte koleg i Orkestrës me flautistin, Shaqir Hoti. Interpretuesi që prodhon dhe luan në instrumente frymore ka thënë se Badivuku ishte pjesë e Orkestrës me vendim të përhershëm.