Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Ministria e Kulturës me konkurse për 58 punonjës në prag të zgjedhjeve

Tetë ditë para se të nisë zyrtarisht fushata zgjedhore, Ministria e Kulturës ka hapur 58 konkurse për angazhime të punonjëseve me Marrëveshje për shërbime të veçanta apo kontrata mbi vepër.

Kësisoj MKRS-ja ka vepruar të martën, vetëm dy javë pasi ka njoftuar se ka angazhuar 16 persona të tjerë, shkruan sot “Koha Ditore”. Shumica prej tyre janë punonjës që ishin angazhuar në punë në të njëjtën formë pasi ministri Kujtim Shala kishte marrë udhëheqjen e këtij institucioni në dhjetor të vitit 2014.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Janë pranuar zyrtarë administrativë që janë pjesë e partisë që i takon Shala. Në mesin e tyre ka edhe të tillë që bëjnë fushatë për Shalën nëpër rrjete sociale duke folur në superlativ për figurën e tij si politikan e profesor universitar.

Në raportin e vitin e kaluar Zyra e Auditorit të Përgjithshëm kishte kritikuar MKRS-në sa i përket kësaj çështjeje... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.