Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Zëri i Marigona Qerkezit jehon në Operën e Bonnit për kauzë humanitare

Opera e Bonnit, shtëpia operistike e qytetit perëndimor gjerman, i është shtuar listës së skenave prestigjioze prej së cilave është dëgjuar zëri i sopranos së njohur kosovare, Marigona Qerkezi.

Në një galambrëmje operistike, që u transmetua edhe nga kanali nacional gjerman “Deutsche Welle”, ajo interpretoi një arie të shkëputur nga opera “L’Elisir d’amore” bashkë me tenorin Joshua Guerrero dhe në duetin e aries së njohur të operës “La traviata” e ndau skenën me tenorin brazilian me nam botëror Atalla Ayan, i cili që nga viti 2012 është solist i shtëpisë operistike “Stuttgart Opera”, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Përveç Ayan, në koncertin operistik me karakter humanitar, kanë interpretuar edhe emra të tjerë të njohur të muzikës operistike, në mesin e të cilëve sopranoja Janai Brugger, tenori Mirko Roschkoeski, mezosopranoja Annalisa Stroppa e të tjerë. Koncerti i mbajtur të shtunën mbrëma është dirigjuar nga Jacques Lacombe. I titulluar “AIDS-gala në Bonn”, koncerti ka bërë tok emra të njohur të skenës operistike, të cilët me artin e tyre kanë përcjellë një mesazh të fuqishëm në lidhje me parandalimin e virusit HIV.

Qerkezi ka thënë se debutimi i saj në shtëpinë operistike të qytetit gjerman Bonn ishte një sukses i jashtëzakonshëm... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.