Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

AKV-së “Gjilani” vendi i dytë në “Shkupi Folk-Fest 2017”

AKV “Gjilani” po vazhdon me suksese të njëpasnjëshme nëpër festivale kombëtare dhe ndërkombëtare, në ketë festival është paraqitur me potpuri këngësh të kombinuara nga të gjitha trevat shqiptare, për ta begatuar sa më shumë këtë ngjarje me rëndësi të veçantë, të interpretuara nga këngëtaret tashmë të njohur të AKV “Gjilani”: Qemajl Musliu, Nehat Ferati, Avdi Latifi dhe Adnan Leka, nën përcjelljen e orkestrës profesionale të udhëhequr nga Maestro Murat Ismajli dhe aranzhimet e Prof. Burhan Azizi.

Gjithashtu, “AKV Gjilani” u paraqit me vallen premier “Kolazh vallesh” të punuar nga koreografja e mirënjohur nga Shqipëria, Arta Paspali, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Festivali “Shkupi Folk-Fest 2017”, i organizuar nga “SHKA Shqiponja” - Saraj-Shkup, është mbajtur për herë të parë dhe sipas organizatorit pritet të jetë një festival tradicional, kishte karakter garues dhe në të morën pjesë 20 ansamble dhe grupe të tjera folklorike.