Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Festivali i grafiteve i jep pamje shumëngjyrëshe kryeqytetit

Rruga “B” në kryeqytet ka marrë pamje tjetër. Deri pak ditë më parë, një pjesë e kësaj rruge ka qenë e mbushur me posterë e reklama, por tashmë ato janë zëvendësuar me vepra arti.

Më shumë se 50 artistë vendas e të huaj për tre ditë me radhë kanë ngjyrosur murin rrethues të rrugës kryesore, duke e shndërruar atë në atraksion për qytetarët, shkruan sot “Koha Ditore”. Portreti i humanistes Nënë Tereza, sikurse edhe personazhe të tjera tashmë janë ngjyrosur në mur, bashkë me grafite shumëngjyrëshe.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në mes tyre edhe aso që bartin mesazhe. Gërshetimi i stileve të artistëve vërehet përgjatë gjithë rrugës kur parakalon pranë grafiteve të shumta. Shkak për këtë ndryshim është bërë edicioni i parë në Prishtinë i festivalit “Meeting Of Styles” (Takim i stileve).

Ky festival ndërkombëtar është njëherësh rrjet ndërkombëtar i artistëve dhe adhuruesve të grafitit, që filloi në Wiesbaden të Gjermanisë në vitin 2002. “MOS” ka për qëllim të krijojë një forum për komunitetin ndërkombëtar të artit, për të komunikuar, mbledhur dhe për të shkëmbyer ide, punë dhe aftësi, por edhe për të përkrahur shkëmbimin ndërkulturor.

“Meeting Of Styles”, ashtu sikurse edhe emri tregon se është një përballje e stileve, i krijuar me qëllim të përkrahjes së bashkëpunimit të artistëve ndërkombëtarë. Edhe Kosova iu bashku më shumë se 20 shteteve të tjera, në të cilat ky festival mbahet brenda vitit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.