Është nënshkruar Memorandumi i Bashkëpunimit mes Shoqatës së Producentëve të Filmit të Kosovës dhe asaj të Maqedonisë (MZFP), që do të shërbej në zhvillimin e marrëdhënieve dhe mbështetjen në fushën e industrisë së filmit, bëhet e ditur përme një komunikate për media.
Në komunikatë thuhet se ky partneritet afatgjatë ka për objektiv të përgjithshëm promovimin e industrisë së filmit dhe zhvillimin e kinematografisë së dy shteteve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMaqedonia së fundmi është anëtarësuar në Federatën Ndërkombëtare të Shoqatave të Producentëve të Filmit (FIAPF) dhe gjithashtu do të ndihmoj Kosovën në rrugën për anëtarësim në FIAPF.
“Kjo marrëveshje është nënshkruar nga përfaqësuesi i MZFP - Dimitar Nikolov dhe përfaqësuesi i Shoqatës së Producentëve të Kosovës – Fatmir Spahiu, të cilët ishin jashtëzakonisht entuziast për nënshkrimin e Memorandumit për zhvillimin e industrisë së filmit”, thuhet në komunikatë.