Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Përhapja e besimeve dhe kulteve ilire në Perandorinë Romake

Lidhur me jetën shpirtërore e sidomos me besimet ilire, burimet kryesore janë tekstet nga monumentet epigrafike si dhe shkrimet e autorëve antikë: Alkmani, Hekateu i Miletit, Pseudo Skilaksi e Pseudo Skymni i cili, pos tjerash, shkruan se ”ilirët kishin qenë besimtarë të devotshëm”. Natyrisht që shkrimet e tyre i plotësojnë edhe veprat e Herodotit, Tukididit, Polibit, Strabonit dhe autorëve të tjerë relevant antik.

Një ndër kultet më të lashta (që daton nga fillimi i mijëvjeçarit të parë para erës sonë) të ilirëve - kultin e të parëve të ndjerë apo kultin e të ndjerëve, nderimi i të cilit është dëshmuar në bazë të varrimeve të të ndjerëve nën dyshemetë e shtëpive me qëllim që të ndjerët t’i mbrojnë familjarët e gjallë, shtëpinë dhe vatrën shtëpiake nga të këqijat për çka dëshmojnë gjetjet e enëve (urnave) të varrimit të hirit të të ndjerëve si dhe të altarëve shtëpiake (në formë të vatrës shtëpiake), mbi të cilët i ofroheshin sakrificat e të parëve të vdekur.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Lidhur me këtë arkeologu kroat Qiro Truhelka, i cili për një kohë të gjatë është marrë me gërmime në lokalitete arkeologjike të kulturës ilire në Bosnje e Kroaci si dhe me studimin e mitologjisë ilire, ka shfaqur mendimin që pikërisht këtë kult ilir dhe altarët shtëpiakë nga ilirët, respektivisht nga dardanët, të cilët sipas disa mendimeve kishin marrë pjesë në luftën e Trojës, i kishin përvetësuar më vonë romakët përmes Eneut, i cili ishte shpërngulur në Itali pas rënies dhe shkatërrimit të Trojës, duke e shndërruar në kult të Lareve shtëpiake (lari domestici - ishin shpirtrat e mirë, mbrojtës të shtëpisë dhe vatrës shtëpiake) dhe secila shtëpi kishte faltoren shtëpiake të quajtur lararium, në të cilin ishte altari, ndërsa kulti i lareve në Iliri është dëshmuar edhe në kohën romake në Salona (Solini, afër Splitit në Kroaci), Poetovio (Ptuji, në Slloveni të sotme) e gjetkë (gjerësisht, sot në shtojcën e kulturës në “Koha Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.