Prizren, 19 maj - Salla e korit dhe e orkestrës të shoqërisë kulturo-artistike “Agimi”, që muaj më parë ishte bërë shkas për përplasje ndërmjet anëtarëve të kësaj organizate, është kthyer në gjendje funksionale. E njëjta është përuruar të enjten mbrëma. Kësisoj është shmangur dhënia e kësaj hapësire me qira. Salla do të vazhdojë që të shfrytëzohet nga kori dhe orkestra e “Agimit”. Mirëpo ky zhvillim nuk ka arritur që të eliminojë mospajtimet ndërmjet dy grupeve të ShKA-së.
Grupi që udhëhiqet nga kryetari Xhemal Kabashi ka vlerësuar se ShKA “Agimi” ka nevojë gjithmonë për artistët, anëtarësi dhe dashamirë, por ka tërhequr vërejtjen se krijimi i organeve paralele të organizatës është i papranueshëm, i jashtëligjshëm dhe se e dëmton imazhin e shoqërisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërkaq grupi tjetër i anëtarëve - në emër të të cilëve deklarohen Kastriot Marku si kryesues i Kuvendit të anëtarëve dhe Hajrulla Çeku nga grupi i përkohshëm menaxhues i ShKA “Agimit” – kanë vlerësuar se rregullimi i sallës së dëmtuar të organizatës është veprim pozitiv, mirëpo në të njëjtën kohë kanë pohuar se të gjithë pretendentët për të udhëhequr shoqatën duhet t’i nënshtrohen vullnetit të anëtarësisë së gjerë përmes votës legjitime në Kuvendin e anëtarëve të konvokuar më 20 maj.
Kuvendi i jashtëzakonshëm i kësaj shoqërie, i mbajtur në dhjetor të vitit të kaluar, ishte shoqëruar me tensione të shumta, ku nuk patën munguar përplasjet e ofendimet.
Ndërsa në shkurt të këtij viti janë mbajtur dy kuvende të ndara të anëtarëve të ShKA “Agimi”, duke konfirmuar edhe një herë përplasjet dhe ndasitë brenda kësaj organizate (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.