Prishtinë, 24 shkurt - Ceremonia për vendosjen e gurit themeltar të bazamentit të shtatores së pajtuesit të gjaqeve dhe mbledhësit të folklorit, Anton Çetta, është anuluar pas reagimeve nga Instituti Albanologjik i Prishtinës. Ishte paraparë të mbahej të premten (sot) paradite. Në Ministrinë e Kulturës nuk kanë dashur të flasin në detaje, porse e kanë pohuar një situatë të tillë. Njoftimi për ceremoninë ka qenë gati, por ai nuk u është dërguar mediave të enjten. Ka qenë e konfirmuar edhe pjesëmarrja e kryeministrit Isa Mustafa në këtë ceremoni.
Një burim brenda MKRS-së i ka bërë të ditur gazetës se kur gjithçka ishte bërë gati, reagimet nga IAP-i shkaktuan anulimin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ishte paraparë që në ceremoni të ishte kryeministri dhe drejtues të tjerë institucionalë, porse nga Ministria e Arsimit na lajmëruan se duhet anuluar ceremonia, ngase disa njerëz brenda IAP-it po kundërshtojnë vendosjen e shtatores së Anton Çettës përpara këtij institucioni, ndaj jemi detyruar ta anulojmë”, ka thënë ky burim. Ai nuk ka qenë në gjendje të saktësojë se kur do të mundë të mbahet ceremonia.
Në orët e mbrëmjes, gazeta ka komunikuar me anëtarin e Këshillit për Pajtimin e Gjaqeve, Riza Krasniqi. Ai ka thënë se janë disa rrethana që kanë ndikuar për shtyrjen e ceremonisë. Nuk e ka përmendur reagimin nga IAP-i.
“Nuk është rektori këtu dhe vajzat e profesorit Çetta nuk janë këtu”, ka thënë ai. Por një burim brenda këtij Këshilli ka thënë se janë ankesat e Institutit Albanologjik të Prishtinës ato që kanë ndikuar në shtyrjen e vënies së gur themelit.
“Mendojmë që figura e profesor Çettës duhet të na bashkojë e jo të na ndajë. Ai ishte i tillë”, ka thënë ky burim.
Drejtori i Institutit Albanologjik të Prishtinës, Hysen Matoshi, ka thënë se si institucion kanë adresuar një ankesë në Komunën e Prishtinës.
“Ne nuk kemi asgjë kundër figurës së profesorit Anton Çetta, por konsiderojmë se është dashur të pyetet edhe Instituti Albanologjik i Prishtinës”, ka thënë ai (më shumë, sot në “Kohën Ditore”).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.