Artisti shqiptar, Genti Tavanxhiu, ka marrë çmimin e parë në edicionin e tetë të Simpoziumit Ndërkombëtar të Skulpturës në Teheran për skulpturën e tij të titulluar “Fragile” (E brishtë).
Veprën 2.8 metra të lartë Tavanxhiu e ka realizuar në oborrin e Kullës Milad në kryeqytetin iranian gjatë kohës sa u mbajt simpoziumi, që ka nisur nga 21 prilli dhe ka përfunduar më 14 maj. Lajmin për këtë e kanë konfirmuar organizatorët e simpoziumit ndërkombëtar, shkruan “Tehrantimes.com”, transmeton “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoÇmimin e dytë e ka marrë artisti Mostafa Mohseni nga Irani, derisa Francesca Bernardini nga Italia dhe Tatsumi Sakai nga Japonia e kanë ndarë çmimin e tretë. Dy artistët Ana Maria Negara nga Rumania dhe Umit Turgay Durgun nga Turqia, po ashtu janë nderuar gjatë ceremonisë, ku u ndanë çmimet.
Dymbëdhjetë skulptorë të huaj dhe pesë iranianë kanë qenë pjesë e konkurrencës, derisa dhjetë studentë kanë marrë pjesë në seksionin e simpoziumit për studentë e që nuk ka pasur karakter garues. Megjithatë në kategorinë e studentëve janë nderuar me mirënjohje studentët Shima Sadat Musavi, Fatemeh Akbari dhe Melika Nik-Khah... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.