Drejtorati për Kulturë, Rini dhe Sport në Pejë këtë vit për herë të 15-të do të organizojë Takimet Ndërkombëtare Letrare “Azem Shkeli”, që do të mbahen më 23 dhe 24 maj. Për këtë rast edhe janë shpallur konkurse letrare. Ky aktivitet i cili do të zgjasë dy ditë, do të fillojë më 23 maj në ora 8:30, ku do të bëhen homazhe te varri i Azem Shkrelit në Prishtinë, për t’u kthyer me aktivitetet e tjera të cilat do të zhvillohen në komunën e Pejës.
Kurse si çdo vit do të bëhet edhe ndarja e çmimit “Bulëzat”, çmim ky i cili u ndahet fillestarëve në kuadër të këtij manifestimi letrar ndërkombëtar. Në kuadër të ditës së parë gjithashtu do të ligjërojë profesori Primo Shllaku mbi temën “Dukagjini dhe roli i vendlindjes në krijimtarinë e Martin Camaj”, si dhe do të bëhet promovimin i librit “Përftim n’andrra t’thyme” nga aktori Çun Lajçi, për të përfunduar këtë natë në Teatrin “Istref Begolli” me pika artistike nga Baleti Kombëtar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë kuadër të ditës së dytë do të këtë pika artistike nga Kori i Fakultetit të Arteve së bashku me kitaristin Luan Sapuingjiu, gjithashtu ndarja e çmimit “Azem Shkreli”, si dhe ndarja e çmimit ndërkombëtar “Lirika Poetike”.
Gjatë këtij manifestimi do të mbahet edhe konferencë me poetët konkurrentë dhe mysafirët, do të bëhet hapja e ekspozitës nga artistja Afërdita Caka, lexime poetike si dhe do të realizohen vizita nëpër vendet të kulturës lokale.
Ky edicion i 15-të do të përfundojë me ceremoninë përmbyllëse në sheshin e Pejës, ku do të performojë Ansambli folklorik autokton“Rugova”, do të ketë lexime poetike, si dhe do bëhet ndarja e çmimit “Poezia më e mirë”.