Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Nisin ndërhyrjet preventive në Qendrën Historike të Prizrenit

Para një viti, në rrugën ‘Marin Barleti’ në Qendrën Historike në Prizren, humbi jetën tragjikisht 4-vjeçarja Xheneta Gashi, pas shembjes së shtëpisë ku ajo banonte, rikujton KTV.

Një vit më vonë, organet kompetente kanë filluar të ndërhyjnë në objektet që kanë më shumë nevojë në Qendrën Historike të Prizrenit. Sipas drejtuesve të Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, mbi 400 mijë euro do të shpenzohen për këto ndërhyrje emergjente.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Samir Hoxha ka thënë se ruajtja dhe mbrojtja e Trashëgimisë Kulturore vazhdon të mbetet prioritet i institucioneve të Republikës së Kosovës. Në organizatën ‘Ec Ma Ndryshe’, e kanë përshëndetur këtë nismë, duke shpresuar se nuk po bëhet në kuadër të fushatës zgjedhore.

Punime janë duke u kryer në disa objekte banimi si ato në Lagjen Marashi, në Sheshin Shadervan, në Lagjen Panteli, si dhe në Xhaminë e Myderiz Ali Efendisë në Prizren.