Konservimi preventiv i artefakteve muzeore është në fokus të Kampit Rajonal të Restaurimit, që ka nisur të hënën në Prishtinë.
Pjesëmarrësit nga Kosova dhe shtetet e rajonit, për dy javë do të marrin përvojë praktike sa i përket trajtimit të objekteve të luajtshme të trashëgimisë kulturore, shkruan sot “Koha Ditore”. Të pranishmit në kurset e këtij kampi i kanë nisur aktivitetet me ligjëratat për rëndësinë e konservimit dhe elementet bazike të këtij procesi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKëtë vit Muzeu i Kosovës, për herë të parë, është nikoqir i Kampit që organizohet nga dega në Shqipëri e organizatës suedeze “Trashëgimia kulturore pa kufij”. Sivjet, mbahet edicioni i gjashtë i këtij organizimi.
Menaxheri i projektit, Mirian Bllaci, ka thënë se Muzeu i Kosovës ofron hapësirën, ekspertizën e vet dhe një pjesë të objekteve që janë në gjendje pak a shumë për t’u konservuar. Këtë do ta bëjnë pjesëmarrësit nën mbikëqyrjen e konservuesve që vijnë kryesisht nga Mbretëria e Bashkuar, Italia, Bosnjë-Hercegovina dhe ata vendës.
“Janë 19 pjesëmarrës kryesisht nga Shqipëria, Kosova dhe Bosnjë-Hercegovina, të cilët do ta bëjnë të mundur konservimin e objekteve, por do të jetë si proces edukativ, ku do të marrin aftësi të reja për konservimin, por edhe për ta ndihmuar konservimin preventiv të disa objekteve”, ka thënë ai për Kampin që titullohet “Konservimi dhe interpretimi i objekteve muzeore” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.