Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Shteti më në fund nis ndërhyrjet emergjente në monumentet e Prizrenit

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, të hënën, ka njoftuar se ka filluar me zbatimin e aktiviteteve për ndërhyrje emergjente në disa prej objekteve në Qendrën Historike të qytetit.

Ky institucion ka njoftuar se gjatë kësaj faze punimet zhvillohen në disa objekte banimi, si ato në lagjen “Marashi”, në sheshin “Shadërvan”, në lagjen “Panteli” dhe në Xhaminë e Myderiz Ali Efendisë në Prizren, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndërhyrjet emergjente në disa objekte të trashëgimisë kulturore të këtij qyteti ishin paralajmëruar qysh vitin e kaluar. Më 2017 Ministria e Kulturës, pas rishikimit të buxhetit, kishte paraparë 500 mijë euro për investim në trashëgiminë kulturore të këtij qyteti, por asnjë cent nuk ishte shpenzuar. Këto mjete janë bartur për këtë vit.

“Duke marrë në konsideratë nevojat urgjente për ndërmarrje konkrete të veprimeve në terren, respektivisht për të filluar me punët restauruese dhe konservuese në Qendrën Historike të Prizrenit, si dhe ato të masave konsoliduese, preventive, përfshirë dhe dokumentimin aty ku kërkohet dhe paraqitet si domosdoshmëri në përputhje me planifikimet buxhetore për vitet 2016 dhe 2017, Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren ka filluar me zbatimin e aktiviteteve për ndërhyrje emergjente në disa prej objekteve në Qendrën Historike të Prizrenit”, ka thënë drejtori i QRTK-së, Samir Hoxha... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.