Politika si faktor kryesor i destabilizimit të rajonit dhe mendësia për pushtet kanë ngjallur pyetjen nëse Ballkani është avangardë.
Pikërisht kjo çështje është në panelin e katërt dhe të fundit të edicionit të shtatë të festivalit ndërkombëtar të letërsisë “Polip”, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPaneli “Ballkani si avangardë” të dielën mbrëma mblodhi shkrimtarë, poetë e aktivistë nga vendi e rajoni, të cilët diskutuan mbi gjendjen momentale të shteteve të tyre. Gazetari e analisti nga Shqipëria, Fatos Lubonja, e ka quajtur Ballkanin “karikaturë të Perëndimit“
“Shumë gjëra kanë ndodhur pas viteve ’90. Kemi këta fëmijë që nuk i kanë më prindërit të kujdesen për ta. Të gjitha përgjegjësitë e së kaluarës u takojnë prindërve të tyre. Tani këta fëmijë pa përgjegjësi u hapën ndaj Perëndimit. Ata u takuan me Perëndimin pa e pasur shpirtin kritik dhe instrumentet. U takuan në triumfin e shoqërive neosocialiste. Këta njerëz, pa asnjë lloj dijeje për kuptimin e shoqërisë, u takuan me këtë ideologji pa e ditur mirë”, ka thënë Lubonja. Në këtë kuptim, sipas tij, shoqëritë e Ballkanit u munduan të bëheshin më liberale sesa Perëndimi.
“Kështu ata janë bërë imazh i Perëndimit, jo për të mirë, por si karikaturë e Perëndimit në një formë. Sot është një fjalë me të cilën përshkruhet Perëndimi, e ajo është ‘post-demokraci’. Post demokracia përmendet si term për të treguar një periudhë kur shoqëria udhëhiqet nga oligarkët. Marrja e vendimeve bëhet nga të pasurit. Kështu neoliberalizmi ka shkaktuar post-demokracinë. Mendoj se në Ballkan e kemi ndryshuar kursin e demokracisë nëpër të cilën asnjëherë nuk kemi kaluar. Prej diktaturës kemi kaluar në post-demokraci”, ka thënë Lubonja... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.