Në Muzeun e Kosovës ka filluar sot Kampi rajonal i restaurimit nga fondacioni “Trashëgimia Kulturore pa Kufij - Shqipëri” (CHwB Albania), me temë “Konservimi dhe interpretimi i objekteve muzeale”. Sipas njoftimit për medie, në të po marrin pjesë 20 profesionistë të rinj dhe 8 ligjërues e konservues nga Ballkani dhe Europa.
Pjesëmarrësit do të fokusohen në konservimin e objekteve dhe interpretim në Muzeun e Kosovës, transmeton Koha.net. Ligjëratat dhe ushtrimet, që do të mbahen përgjatë Kampit, do të mbulojnë tema si: konservimi dhe rijetëzimi i objekteve muzeale, principet dhe metodat e dokumentimit, si dhe teori dhe ushtrime të interpretimit të trashëgimisë. Pjesëmarrësit do të punojnë nën drejtimin e një ekipi restauratorësh ndërkombëtarë dhe stafit të Muzeut të Kosovës. Objektet e punës variojnë nga ato të gurit, qeramikës, metalit, tekstilit, si dhe objekte të bëra nga materiale të përzier.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKy Kamp rajonal i restaurimit organizohet në partneritet me Muzeun e Kosovës, si dhe mbështetet financiarisht nga shteti i Suedisë.
Kampi do të zgjatë deri më 26 maj 2017.
Sot, në ditën e tretë, ka filluar të marrë formë murali “Ne jemi trashëgimia”, i cili prezanton kreativitetin e nxënësve të inspiruar nga thesari muzeor, duke e pasqyruar atë në kontekstin artistik. Ky mural është pjesë e programit edukativ mes Muzeut të Kosovës dhe Shkollës teknike “28 Nëntori” në Prishtinë. Murali në fjalë pritet të përfundojë me 18 maj 2017, në Ditën Ndërkombëtare të Muzeve.