Në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” në Shkodër është hapur ekspozita “Marubi celebrates the Original” - Marubi Feston Origjinalen, me disa dhjetëra foto të realizuara gjatë viteve nga studioja “Marubi” dhe të ruajtura në familjet shkodrane.
Muzeu ka në arkivin e tij më shumë se 500 mijë negativë, por, sipas specialistëve, sot është e vështirë të gjenden fotot origjinale, raporton Zëri i Amerikës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKuratori i ekspozitës, gjermani Rudolf Schafer, i cili thotë se mbetet ende pa përgjigje pyetja nëse fotot e sotme dixhitale, të realizuara me telefona të mençur, do të arrijnë të ruhen ashtu si fotot e Marubëve.