Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Sonte nata përmbyllëse e Festivalit Ndërkombëtar të Letërsisë – polip

Në ditën e tretë dhe të fundit të festivalit polip, do të mbahen dy panele diskutimesh, kurse në mbrëmje, në mbyllje, do të ketë lexime dhe muzikë, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“Paneli i parë “Prej nga shkruaj: letërsia në kohën e ekzilit, diasporës dhe zhvendosjes”, fillon nga ora 16:00, kurse panelist janë poeti çeçeno-grek Jazra Khaleed, shkrimtari sirian Ghayath Almadhoun, shkrimtarja e përkthyesja bullgare Ekaterina Petrova, shkrimtari sirian Hamed Abboud dhe shkrimtari kosovar që jeton në Suedi, Shqiptar Oseku. Paneli do të moderohet nga Lura Limani”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Më tutje thuhet se paneli i dytë “Ballkani si Avangardë” sjellë si panelist shkrimtarin e publicistin e njohur nga Shqipëria, Fatos Lubonja, shkrimtaren e gazetaren kosovare Lura Limani, shkrimtarin nga Serbia, Millos Zhivanoviq dhe shkrimtarin nga Kroacia, Dinko Teleçan. Moderator i këtij paneli do të jetë Sasha Iliq. Dhe për të dy panelet do të ketë përkthim në gjuhën shqipe dhe gjuhën angleze.

Në mbrëmje ndërsa do të vazhdohet me programin muzikor dhe të leximeve si dhe do të shfaqet edhe video-spoti muzikor i Gani Jakupit “Home train”. Muzikë do të bëjnë duo e sapoformuar ‘tandem’ që përbëhet nga Blerta Kosova dhe Oda Haliti, kurse lexojnë: Fatos Lubonja nga Shqipëria, Jazra Khaleed nga Greqia, Naime Beqiraj nga Kosova, Hamed Abboud nga Siria, Ekaterina Petrova nga Bullgaria, Rrona Jaka nga Kosova, Dinko Teleçan nga Kroacia dhe Shpetim Selmani nga Kosova.

Hyrja në të gjitha aktivitetet e festivalit polip është gratis. Përkthimi bëhet në gjuhën shqipe dhe angleze.

Programin e plotë të festivalit mund ta gjeni në këtë vegëz: https://polipfestival.wordpress.com