Rahovec, 12 maj - Për të 16-tin vit më radhë, mbrëmë ka nisur festivali tradicional kombëtar i folklorit ”Anadrinia Jehon 2017”, i cili mbahet në fshatin Dejnë të Komunës së Rahovecit. Të pranishëm në hapjen e festivalit ishin Idriz Vehapi, kryetar i Komunës së Rahovecit me stafin e tij dhe shumë mysafirë të tjerë. Festivali “Anadrinia Jehon 2017” organizohet në kuadër të "Javës së Heronjve dhe Dëshmorëve të Komunës së Rahovecit".
Gardalin Shtavica, drejtor i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport u shpreh se përmes artit, kulturës, muzikës njihen popujt e botës, ne si ndër popujt me të vjetër të Evropës e kemi obligim që të ruajmë dhe kultivojmë muzikën tonë folklorike-burimore. Ndërsa, Vajdin Berisha, kryetari i OVL e UÇK-së, dega në Rahovec, ka thënë se festivali “Anadrini Jehon” edhe këtë vit sikur se edhe viteve tjera është duke u mbajtur në kuadër të “Javës së Dëshmorëve të Komunës së Rahovecit”, andaj lavdi veprës dhe jetës së dëshmorëve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjë fjalë rasti mbajti edhe kryetari i Komunës së Rahovecit Idriz Vehapi, i cili ka potencuar se përmes folklorit, ne ruajmë frymëmarrjen e të parëve , gëzimin e lojën , hidhërimin e pikëllimin. I mbajmë në jetë gjithë ato krijime që janë përzgjedhur nga populli për ti mbijetuar kohës. Këto krijime të bukura , na e sjellin ne mendje dasmat e të parëve përmes këngëve të dasmave, këngëve epike e historike, përmes valles së Shotës, Rugovës, Drenicës dhe shumë valleve tjera.
Mbrëmë, në natën e parë, kanë performuar këto grupe:
1. SHKA “Anadrini” – nikoqir
2. SHKA “Tingujt e vendlindjes” Stagovë / Kaçanik
3. AKV “Ilirida” Shkup
4. SHKA “Muharrem e Xhevat Qena” Romajë, dhe
Rapsodët e Hasit, Haxhi Gjugja me grup.
Sonte, në natën e dytë do të performojnë:
Nata e dytë:
1. SHKA “Lahuta e Malësisë” Gjilan
2. AKV “Hajvalia” Prishtinë. (2 këngë)
3. AKA “Isa Boletini” Rogovë
4. Grupi “Tradita” Prizren. Rapsodët: Tom Sokoli dhe Pjetër Bisaku. (2 këngë
5. Grupi folklorik “Stelushi” Mat.
6. SHKA “Ardhmëria”, Gjakovë, ndërsa në natën e tretë dhe të fundit do të performojnë:
1. SHKA “Bajram Curri” Krushë e Madhe
2. AKV “ Hasan Prishtina” Vushtrri
3. Grupi polifonik “Pavarësia” Vlorë
4. AKV “Xhavit Haziri” Obiliq
5. AKV “Mitrovica” Mitrovicë
6. AKV “Zëri i Kosovës” Fushë Kosovë (mysafir)
Gjatë tri netëve garuese, festivalin “Anadrinia Jehon”, me këngët e tyre do ta nderojnë këngëtarët nga estrada: Qershore Tafallari, Fjolla Gashi, Valbona Krasniqi, Hamëz dhe Albrim Llapçeva.
{gallery}