Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Ilire Vinca të shtunën parakalon në festivalin Fright Film Festival në Britani

Më 25 shkurt nis Fright Film Festival në Britani dhe në ceremoninë e hapjes së këtij festivali do të jetë e pranishme edhe aktorja kosovare, Ilire Vinca. Me rolin e shtrigës në filmin “Blood Lands”, të regjisorit Steven Kastrissios, Vinca do të jetë e pranishme në këtë festival, ku filmi i zhanrit horror do të ketë premierën në këtë festival, që i dedikohet filmave të këtij zhanri.

Ilire Vinca ka konfirmuar për KultPlus se do të jetë e pranishme në Fright Film Festival, dhe bashkë me yjet e kinematografisë së këtij festivali do të parakalojë në tepihun e kuq të kësaj ceremonie. Vinca ka shpjeguar edhe mbi kreacionin që do të prezantohet në këtë festival, duke treguar se edhe kësaj radhe ajo do të prezantohet me veshje të Krenare Rugovës. “Krenare Rugova përsëri është kujdesur me krijimin e saj që të japë një pamje të bukur e elegante, me detajet e saj mes të tejdukshmes dhe të padukshmes, mes ngjyrës së errtë dhe të argjendtë, në një balans ideal të ndjeshmërisë dhe masës”, ka thënë Vinca.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Blood Lands” shpalos historinë e një gruaje të thjeshtë e cila dhunohet, mbetet shtatzënë dhe stigmatizohet nga banorët e lagjes së saj. Ajo pastaj largohet në mal ku edhe shndërrohet në një shtrigë të vërtetë e cila mbledh rreth vetës një grup njerëzish të cilët njëlloj si asaj shoqëria ua ka kthyer shpinën. Së bashku me grupin e saj ajo vendoset që të kthehet dhe të fillojë hakmarrjen. Ngjarja zhvillohet në periferi të kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranë, dhe shënon filmin e parë horror bërë në vend.

Në gjithë këtë ngjarje dhe në luftën kundër shtrigës dhe klanit të saj përfshihet edhe familja e një kasapit, fëmijët e të cilit edhe pse më mendime të kundërta kundër babait të tyre tradicional duhet që të bëhen së bashku në mënyrë që të kenë shanse që të shpëtojnë.

“Blood Lands” është realizuar në gjuhën shqipe. Gjithashtu e tërë kasta e aktorëve janë shqiptarë. Në kët film luajnë Gëzim Rudi, Suela Baco, Emiljano Palali dhe Alesia Xhemalaj. Regjiso i filmit është Steven Kastrissios, i cili gjithashtu ka shkruar skenarin kurse në produksion është edhe Dritan Arbana.

Përveç filmit “Blood Lands” në këtë festival i cili është i njohur në Mbretërinë e Bashkuar për shfaqjen e filmave të zhanrit horror, sci-fi dhe triller do të shfaqen edhe filmat: A Cure For Wellness, Phantasm: Remastered, The Warrior’s Gate, It Stains The Sands Red, The Transfiguration, Shin Godzilla, Happy Hunting, Cage Dive, Fashionista, Detour, Raë, Hounds Of Love, The Night Of The Virgin”.