Kulturë

Filozofi francez Bernard Henri Lévy sulmohet në Beograd

Filozofi i njohur francez Bernard Henri Lévy është sulmuar sot në Beograd.

Sulmi kundër tij u bë pak kohë pasi iu drejtua publikut në Qendrën kulturore të Beogradit dhe pas shfaqjes së një filmi të tij në kuadër të programit Beldox, transmeton Koha.net.

Lévy është goditur me tortë në fytyrë. Pas kësaj goditjeje me tortë, është dëgjuar edhe bërtitja kundër tij: “Ik nga Beogradi, vrasës”.

Pastaj është bërë edhe shpalosja e një transparenti kundër angazhimeve të tij intelektuale rreth luftërave në ish – Jugosllavi. Lévy ka shkruar dhe i ka dalë në mbrojtje lirisë së e Kosovës.