Bienalja “Mediterranea 18” ka bashkuar 230 artistë të rinj nga 23 vende nga Mesdheut e Evropa. Tirana dhe Durrësi tashmë janë bërë “shtëpi” e artistëve që kanë ardhur Italia, Franca, Maroku, Serbia, Bosnjë-Hercegovina, Greqia, Austria, e vende të tjera.
Në këtë ngjarje marrin pjesë edhe 32 artistë që përfaqësojnë Shqipërinë dhe 8 artistë që përfaqësojnë Kosovën, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoÇdo institucion kulturor në Tiranë, qoftë ai i shtetëror a privat, qendra të shënjuara nga e shkuara historike, si ish-Ambasada Jugosllave, “Piramida”, “Vila 31-rezidenca e Enver Hoxhës”, “Shtëpia e Gjetheve”, “Bunk’Art 2”, tashmë kanë hapur dyert për veprat e tyre. Koncepti i Bienales së artistëve të rinj të Mesdheut dhe Evropës “Mediterranea 18” ngrihet mbi “shtëpinë” që ka në themelet e saj 4 elemente: historinë, duke u nisur nga historitë personale, qofshin këto të ngulitura në kujtesë ose të harruara gjatë kohës; konflikti, si gjendje njerëzore ndaj hapësirës fizike; ëndrra si projektim i shtëpisë, si e drejta themelore e njeriut për të qenë i lirë të zgjedhë dhe të dëshirojë shtëpinë e tij fizike apo imagjinare dhe dështimi, elementi që qëndron mes përpjekjeve dhe pamundësisë duke u tjetërsuar gjatë rrugës në kërkim të shtëpisë së ëndrrave.
“Është një festë shumë e madhe dhe do të kemi edhe pakënaqësi të vogla, të jemi realistë, por kjo ndodh edhe kur bën një dasmë të madhe, ndërsa vetë partnerët e Bienales për Artistët e Rinj të Mesdheut janë të gjithë të kënaqur”, ka thënë Driant Zeneli, drejtor artistik i Bienales.
Kosova në këtë ngjarje, e cila zyrtarisht u hap të enjten e kaluar, përfaqësohet nga Jetullah Sylejmani, Alban Fejza, Yll Xhaferi, Leart Rama dhe grupi “Oborri”, në formacion të Arbër Salihut dhe Tomor Kuçit. Pos artistëve, nga Kosova janë dhe dy kuratorë: Eroll Bilibani, drejtor ekzekutiv i “DokuFestit” dhe Alban Nimani, frontmen i “Asgjë sikur dielli” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
