Publiku kosovar edhe sivjet mund të jetë vetëm telespektator i “Eurovisionit”, ani pse dy vjet më parë zyrtarë të lartë politikë kishin theksuar se debutimi i shtetit të Kosovës është çështje kohe, shkruan sot “Koha Ditore”.
Radiotelevizioni i Kosovës edhe këtë vit do ta sjellë këtë garë nëpërmjet ekranit, por as këtë vit kosovarët nuk do të kenë mundësi të votojnë. Kjo, për shkak se Kosova nuk është anëtare aktive e EBU-s.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“RTK-ja do ta transmetojë gjysmëfinalen dhe natën finale të ‘Eurosongut’, ndërsa qytetarët e Kosovës fatkeqësisht edhe kësaj radhe nuk do të mundë të votojnë për ndonjërën këngë përfaqësuese, sepse votat e tyre do të llogariteshin të pavlefshme. Kosovarët që jetojnë në diasporë mund të votojnë, por vetëm nga shtetet ku ata jetojnë”, ka thënë Bekim Shehu, zyrtar për informim në RTK. Në vitin 2015 Petrit Selimi, asokohe zëvendësministër i Punëve të Jashtme, kishte shkruar në “Twitter” se Kosova në vitin 2016 do të debutojë në “Eurovision”. Fill pas këtij postimi kishte ardhur edhe përgjigjja e EBU-s përmes së cilës ishin hedhur poshtë deklaratat e tij.
“Aktualisht Kosova nuk ka anëtarësi aktive në EBU, prandaj nuk do të marrë pjesë dhe nuk mund të jetë pjesë e garës”, ishte shkruar në faqen zyrtare të EBU-s në Twitter.