Përmes simboleve, siç është ai i dragoit apo zogut “Anka”, drurit të jetës, diellit, yllit e kryqit, prezantohen besime të ndryshme mitologjike që lidhen me jetën, bukurinë e pëlleshmërinë.
Në forma dhe ngjyra të ndryshme këto simbole vijnë të thurura në qilima që datojnë prej shekullit XIII deri në fund të shekullit XIX, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoOrigjinalet e këtyre qilimave gjenden nëpër muze të ndryshëm në Turqi dhe vende të tjera, ndërsa 23 rikrijime të formave të tilla erdhën në Kosovë. U prezantuan të hënën përmes një ekspozite që u quajt “Gjuha e motiveve të Anadollit”. Sebep për këtë ngjarje është bërë qendra kulturore turke “Ynus Emre” në Prishtinë, e cila nga Turqia solli trajnuesen Yasmin Ergelen.
Për një muaj ajo kishte mbajtur trajnim me gratë e “Qendrës për mbrojtjen e grave dhe fëmijëve” në Drenas. Ergelen i mësoi ato për teknikën e thurjes së këtyre qilimave, të cilat u shpalosën në ekspozitë. Në përshkrimin që i është bërë një qilimi të shekullit XVIII thuhet se simbolet mitologjike, siç janë dragoi dhe zogu “Anka”, janë përdorur në masë të madhe në qilimat e Anadollit.
Ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç, e cila ishte e pranishme në hapjen e ekspozitës, ka thënë se përmes këtyre qilimave shpaloset e kaluara e një populli.
Bukurije Gecaj, e cila është pjesë e shoqatës “Qendra për mbrojtjen e grave dhe fëmijëve” që nga viti 2009, ka thënë se trajnimi ka pasur ndikim shumë pozitiv tek gratë. Duke qenë se shoqata merret me probleme të ndryshme të grave, siç janë dhuna në familje, skamja e të tjera, një aktivitet i tillë, sipas saj, ka qenë i mirëpritur... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.