Punimet artistike ai i vë në kërkim të figurës abstrakte për kuptimin e njerëzimit.
Krijimtaria artistike e tij ka një rrugëtim të gjatë që kalon nga lapsi, ngjyra uji e deri te bronzi.
Puna pesëmbëdhjetë vjeçare e artistit, Veli Blakqori, është përmbledhur ne ekspozitën mini- retrospektive e titulluar “miniR” e cila u hap të shtunën mbrëma në Galerinë “Qahili”, në periferi të Prishtinës.
Rexhep Qosja, Ismail Kadare, Ibrahim Rugova, Angela Merkel, Mehmet Kraja, Dritero Agolli dhe Isa Mustafa janë këto portretetet e këtyre personaliteteve të cilat artisti Blakqori, i ka shkrirë në grafikë në këtë ekspozitë të përbërë nga tre cikle.
Galeria “Qahili”, përmes mbajtjes së kësaj ekspozite, ka shënuar katër vjetorin e themelimit.
Blakqori, i cili për shumë vjet ka punuar si karikaturist në të përditshmen “Rilindja”, u cilësua të jetë artist i kompletuar që prek të gjitha mediumet artistike.
“mniR” është ekspozita e dytë e këtij viti të organizuar nga Galeria “Qahili”.
Në muajin qershor, kjo galeri pritet ta organizojë koloninë artistike “Pa kufij”, ku këtë herë nuk do ta mbajë sikurse dy vite më parë në Preshevë, por në Prishtinë.