Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Nga e diela, KTV-ja fillon me një emision për librin

Pasditet e së dielave në ekranin e KTV-së, së shpejti do të kenë një kohë të rezervuar vetëm për botën e librit.

Nga e diela e 14 majit, në ora 17:30, në Kohavision do të fillojë të transmetohet CODEX, një emision i veçantë për librin.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në këtë emision, i cili do të drejtohet nga gazetari Durim Abdullahu, njerëz nga bota e artit, shkencës, politikës dhe medias, do të flasin për pushtetin, dashurinë, lirinë, suksesin dhe shumë tema të tjera, duke ndarë leximet e tyre me publikun.

Po ashtu, përmes kronikave të emisionit CODEX, shikuesit e KTV-së do të mund të njihen me trendet e botimeve dhe letërsisë në vend dhe botë.

Për të qenë të informuar dhe për të ndjekur emisionin CODEX online, mund ta pëlqeni faqen e emisionit në “Facebook”.

https://www.facebook.com/CODEX-Kohavision-207296669765208/