Rrugëtimi nëpër botën artistike të Veli Blakçorit është realizuar nëpërmjet pikturës, skulpturës, vizatimit dhe karikaturës. Një pjesë e vogël e krijimtarisë së tij gati 15-vjeçare është përmbledhur në një vend.
“Mini R” apo ndryshe mini retrospektivë, është titulli i ekspozitës që u hap të shtunën mbrëma në galerinë “Qahili”, shkruan sot “Koha Ditore”. Portrete, si në pikturë ashtu edhe në vizatim e karikaturë, dhe skulpturat karakterizojnë punimet e Blakçorit, të gërshetuara edhe me peizazhe e piktura me kolorit të shumtë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë mesin e punimeve të ekspozuara janë karikaturat, të cilat artisti i kishte realizuar gjatë kohës sa kishte punuar në gazetën “Rilindja”. Ai si karikaturist në këtë gazetë kishte punuar pothuajse 20 vjet dhe kryesisht qe marrë me portrete.
Kancelarja gjermane Angela Merkel, presidenti historik Ibrahim Rugova, akademikët Rexhep Qosja e Mehmet Kraja si dhe shkrimtari Dritero Agolli janë vetëm disa prej personaliteteve që artisti u ka realizuar karikatura, ndërsa ka gdhendur në dru ose i ka derdhur në bronz bustet e personaliteteve të tjera, mes së cilëve atë të piktorit shqiptar me nam botëror, Omer Kaleshi, Nusret Salihamixhiqi e ndonjë tjetër.
Nita Qahili, drejtoreshë e galerisë “Qahili” ka thënë se me këtë ekspozitë kanë dashur ta shënojnë fundin e 4-vjetorit të funksionimit të galerisë dhe njëherësh të shënohet fillimi i vitit të pestë.

Me këtë ekspozitë jo vetëm se u shënua një përvjetor i galerisë, por edhe rikthimi në skenë pas 15 vjetësh pauzë i artisti të njohur kosovar. Ai ka thënë se prej vitit 2002 nuk ka hapur ekspozitë në kryeqytet.
Ndërsa miku i tij i ngushtë, shkrimtari Ibrahim Kadriu, në një vlerësim të tijin për ekspozitën, Blakçorin e ka quajtur krijues të kompletuar.
Ekspozita “Mini R” do të qëndrojë e hapur deri me datën 26 të muajit maj... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.