Dy shekuj të ritmeve të vendit të tij kanë rrjedhur nëpërmjet gishtërinjve të João Boscos, një prej kitaristëve, këngëtarëve e kompozitorëve më të njohur të Brazilit. Aktualisht 70-vjeç, ai mund të nxisë një shpërthim të shpejtësisë e shkathtësisë, nëpërmjet elementeve të ndërlikuara, harmonive e ritmeve nga gjithë Brazili.
“João tingëllon si një orkestër”, ka thënë jazz-kitaristi Lee Ritenour. “Ai ka disa gjëra që i bën në të njëjtën kohë. Ai mund të luajë një ritëm shumë kompleks në kitarë dhe në të njëjtën kohë ai është duke kënduar diçka krejtësisht ndryshe”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVirtuoziteti e ka bërë Boscon të tërheqë vëmendje në vende ku nuk flitet gjuha portugeze: nga e marta deri të shtunën ai ka interpretuar në “Birland”, në një vend të rrallë në New York. Por, ndikimi e rëndësia që kanë në vendin prej nga vjen janë tepër më të thella.
Në vitet ‘70 e ‘80, kur brazilianët kanë jetuar nën një diktaturë të ashpër ushtarake, ai dhe tekstshkruesi Aldir Blanc, me të cilin bashkëpunonte, i kishin fuqizuar ata me këngë që bartnin krenarinë dhe shpirtin e luftës, shkruan “The New York Times”, transmeton “Koha Ditore”. Mesazhet ishin shpeshherë të koduara për ta mashtruar censurën: meloditë e ritmet e Boscos, bënë që secila këngë të duket e hareshme.
Një nga hitet samba të duos është “Nação” (Kombi), dhe jeton sikur të ishte himn i madhështisë së Brazilit: kënga kujton heronjtë folklorikë, lavditë e natyrës, hyjnitë që shikojnë mbi gjërat dhe betejat e fituara.
Brenda gjithë interpretimit të tij është loja e tij e qëndrueshme. Rrëfimet për karrierën e Boscos e pushtojnë atë, teksa flet nëpërmjet telefonit nga shtëpia e tij në Rio de Janeiro. Për gjithë lehtësinë e interpretimit e këndimit të tij ai ushtron pa pushim.
“Asnjëherë nuk e kam studiuar muzikën formalisht”, shpjegon Bosco. “Gjithçka vinte nga perceptimi i intuitës sime”. Gjatë fundit të viteve ’60, ai ishte student inxhinierie në Minas Gerias: e kur largohej nga shkolla eksperimentonte me kitarë. Bosco ishte ndikuar nga Dorival Caymmi, babai i muzikës braziliane të shekullit njëzet, i cili kompozoi, luajti kitarë dhe këndoi - sikur të gjitha këto të ishin të pandashme nga njëra-tjetra.
Ndërkohë, ai absorbonte secilin ritëm që dëgjonte, nga tingujt afro-brazilianë që luheshin në radio deri tek bossa nova. E kur jazzi amerikan depërtoi në Brazil, Bosco e zbuloi edhe pianistin Dave Brubeck... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.