Arti i madh zakonisht nënkupton marrje përsipër të rreziqeve dhe askush nuk e di këtë më mirë sesa Chris Hondros, fotografi fitues i çmimit “Getty”, i cili me fotografitë nga frontet e luftërave u bë legjendë në terren derisa jeta e tij u shua tragjikisht, në moshën 41-vjeçare, nga zjarri vdekjeprurës në Libi, në vitin 2011.
“Hondros”, biografi jofiktive, nën regji të mikut dhe bashkëpunëtorit të tij Greg Campbell, është një homazh për kurajën e personazhit kryesor, vendosmërinë dhe ndjeshmërinë, e cila i ndihmoi që ta lartësojë punën e tij deri në fushën e madhështisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDyfishim i portretit të vijës së mjegulluar në mes të objektivitetit gazetaresk dhe përfshirjes, ky dokumentar bindës duhet të jetë i përshtatshëm për shfaqje në televizion, pas premierës që pati në edicionin e sivjetmë të “Tribeca Film Festival”.
Hondros është rritur duke e ditur se dëshiron ta kalojë jetën me fotoaparat në dorë dhe kapërcimi në fotoreporter ishte i shpejtë, shkruan “Variety”, transmeton “Koha Ditore”. Nisi në Kosovën e vitit 1999, kur e pozicionoi veten nga ana rebele në luftën brutale civile.
Në Liberinë e vitit 2003, ai u kthye në shtëpi me një imazh, atë të një njeriu, i cili kërcen nga gëzimi, pasi që gjuan me granatë nga pjesa e poshtme e një ure, dhe që menjëherë mori statusin e ikonës. Ai më pas vazhdoi karrierën duke shkuar nga një anë e botës në tjetrën, duke përfshirë edhe shkuarjen në Irak në vitin 2003, nga ku do të kthehej menjëherë pasi që lufta ndryshoi kursin.
Përgjatë aventurave të tij, Hondros krijoi një lloj besimi për të kaluar kufijtë, që i ndihmoi të depërtojë nëpër terrene të rrezikshme ku shumë pak veta kishin guximin të shkelnin... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.