Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Klarineta që jehon për dialog midis kulturave

Qysh si fëmijë kishte nisur të këndonte. E tërhiqte edhe loja në klarinetë, pasi kishte dëgjuar tinguj të këtij instrumenti nga meloditë popullore shqiptare. Por pak pa i mbushur 10 vjet u kuptua se pasioni për klarinetën peshonte më rëndë sesa ai për këngën.

Askush nga familja e Drilon Ibrahimit nuk është marrë me muzikë si profesionist. I ati ka luajtur në kitarë, e nëna ka kënduar nga pak. Gjithçka ka mbetur në nivel pasioni, shkruan sot “Koha Ditore”. Kur ishte 9-vjeçar, prindërit kishin vendosur që ta dërgonin në shkollën e ulët të muzikës “Prenk Jakova” në Prishtinë. Tek i njëjti mësimdhënës, Astrit Mustafa, kishte përfunduar edhe shkollën e ulët dhe atë të mesme.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“E në moshën 17-vjeçare kam shkuar në Gjermani, ku jam pranuar në fakultet dhe kam vendosur të studioj atje”, thotë klarinetisti Drilon Ibrahimi (26)

Mësues për të gjitha moshat

I ulur në një nga kafenetë e Prishtinës, Ibrahimi, që numëron gati një dekadë prej se jeton në Gjermani, thotë se në Ballkan klarineta përdoret më shumë për muzikë popullore. Gjatë shkollës së mesme ishte lidhur më shumë me muzikën klasike dhe me dëshirën për ta studiuar atë... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.