Kineastja thotë se është jeta e saj, ani pse është veç në fillim të rrugës që ka nisur. E lindur në Kosovë, ajo ndan fatin e njëjtë me shumë kosovarë që e lanë vendin në kohën e luftës.
Mirlinda Bajralia, qe shpërngulur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës më 1999. Pa marrë parasysh se ku e ka shpënë jeta, ajo ka qenë aktive dhe nuk i është ndarë industrisë së filmit, shkruan sot “Koha Ditore”. Ka punuar për seriale televizive, filma dhe teatër, për disa vite në Evropë dhe ShBA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBajralia, e cila ka përfunduar studimet për regji e produksion në “Art Institute of Chicago”, së fundi ka bashkëpunuar me ekipe të serialeve të njohura amerikane.
Në një bisedë për “Kohën Ditore”, ajo ka rrëfyer rrugëtimin e saj deri në sheshet e xhirimeve të serialeve të njohura televizive si “Patriot”, “Shameless” a “Chicago Fire”. Krahas roleve episodike, puna e saj deri më tani kryesisht është zhvilluar prapa skenave - në departamentin e kamerave, dekorit a kostumeve... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.