Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Evropa midis nacionalizmit dhe shpresës

Dalja e Britanisë së Madhe ia dridhi vjet themelet Bashkimit Evropian, por zgjedhjet presidenciale të së dielës në Francë ia përcaktojnë të ardhmen, shkruan sot Koha Ditore.

Nëse francezët ia besojnë Francën kandidates të së djathtës ekstreme, Marine le Pen, atëherë BE-ja rrezikon të shembet. Le Pen është zotuar se do ta tërheqë Francën nga blloku me 27 anëtarë nëse e merr timonin e njërit prej shteteve më të rëndësishme. Shumëkush nuk beson se Gjermania, fuqia më e madhe ekonomike evropiane, do t’ia dalë ta mbajë të bashkuar BE-në pa përkrahjen e Francës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Shpresa e fundit e përkrahësve të BE-së është centristi Emmanuel Macron, ish-bankier, që besohet se do ta fitojë garën presidenciale ndaj rivales populiste. Anketimet tregojnë se Macroni do ta marrë fronin e Pallatit Elysee.

Fushata parazgjedhore është përcjellë anembanë Evropës. Macronit në krah i kanë dalë shumica e spektrit të gjerë politik të shteteve anëtare. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Shtojcën për Kulturë të Kohës Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.